Aksioni “Fundjava ndryshe”, të angazhuar edhe nxënësit e shkollës fillore “Lazo Angelovski”
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin Arsimor...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin Arsimor, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Suedisë, organizuan aktivitetin e Klasës Eko në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, si pjesë e fushatës "Pastrimi gjeneral për fundjavë".
Pjesë e këtij aksioni ishin edhe nxënësit e shkollës fillore “Lazo Angelovski” në Shkup.
“Kam një porosi, të kemi shumë lule dhe drunj, e jo t’i shkatërrojmë.”, - tha një nxënës.
“Ta ruajmë planetin, që të jemi shëndoshë e mirë.”, - tha një nxënës tjetër.
“Nëse nuk e ruajmë, do të dukej e heshtur dhe nuk do të kishte jetë.”, - u shpreh një nxënëse.
“Ta ruajmë natyrën, sepse kemi vetëm një planet.”, - u shpreh një nxënëse tjetër.
“Me këto aktivitete dëshmuam se në sa mënyra të mundshme munden nxënësit të mësojnë diçka më shumë për ruajtjen e ambientit jetësor se si të ruhet ambienti jetësor.”, - thanë nga shkolla fillore “Lazo Angelovski” në Shkup.
Aktivitetet e nxënësve u ndoqën edhe nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe UNICEF-it.
“Në një mënyrë pak më ndryshe u munduam që nëpërmjet eksperimenteve dhe lojërave, varësisht nga mosha e nxënësve, të paraqesim se si ne si njerëz mund të ndikojmë në ambientin jetësor.”, - deklaroi kryetari i komunës së Aerodromit, Dejan Mitreski.
“Kisha kënaqësinë të jem këtu t’i shoh të gjitha këto eksperimente, që i realizuan fëmijët. Kjo është pjesë e aktivitetit gjeneral për vikend, ku janë të përfshirë mbi 25 mijë nxënës në tërë vendin.”, - theksoi Lesli Miller nga UNICEF-i.
Në aksionin “Fundjava ndryshe” janë përfshirë mbi 25 mijë nxënës nga të gjitha shkollat e vendit, ndërsa ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit. (Abibe Qaili, TVM2)
