9 Maji shënohet në Bruksel, Ukraina - brengë

09.05.2025 17:16

Bashkimi Evropian shënon ditën e vet, ditën e Evropës...

Bashkimi Evropian shënon ditën e vet, ditën e Evropës kur ideja e Robert Shumanit, ministër i Jashtëm i atëhershëm para 75 viteve, u bë realitet për një Evropë të Bashkuar.

Në këtë ditë feste, udhëheqësit e BE-së potencojnë se Unioni ka përgjegjësi për qytetarët e vet. Kryetarja e KE-së, Von der Lejen është e kënaqur me barometrin që tregon mbështetjen e evropianëve ndaj organizatës supranacionale, por megjithatë potencon se sfidat që duhet t’i përballojë organizata, me theks të veçantë, paqen në Ukrainë. Edhe kancelari gjerman, Merc, me të njëjtin mendim.

“Patjetër e kemi që Ukrainën ta vëmë në pozicionin e forcës. Kjo përfshin përkrahje më të madhe ekonomike, ushtarake e politike dhe të sigurohemi për të pasur paqe afatgjate dhe të qëndrueshme.”, - deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.

“Ftojmë Rusinë që përfundimisht t’i kthehet rrugës së bisedimeve të qeta dhe të vërteta. Nëse nuk ndodh kjo, nuk do të hamendemi  që ta rrisim presionin me sanksione, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe ShBA-në.”, - theksoi kancelari i Gjermanisë, Fridrih Merc.

Moska, me paradë ushtarake

Në anën e kundërt të perëndimores, në Rusi triumfi ndaj Gjermanisë u shënua me paradë. Në kuadër të ceremonisë përkujtimore, ushtarët marshuan, automjetet ushtarake parakaluan dhe avionët luftarakë kryen një shfaqje ajrore. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)