Maqedoni

Ambasadorët porosi Zaevit: Parlementi, instrumenti kyç i politikëbërjes

12.05.2015 20:48

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italise dhe Francës, kanë takuar Liderin e LSDM-së Zoran Zaev...

Kumanova dhe Kriza politike kanë qenë temat e këtij takimi me çrast ambasadorët kanë theksuar pritshmëritë që edhe opozita të jetë e përgjegjëshme në veprimet e saja në këtë periudhë.
 
Në këtë kontekst ata kanë përshëndetur pjesëmarrjen e liderit të opozitës maqedonase në Këshillin e Sigurimit të thirrur nga presidenti Ivanov.
 
“E përshëndesim prezencën e Zoran Zaevit në Këshillin për Siguri e cila u mbajt menjëherë pas ngjarjeve në Kumanovë. I thamë se presim veprime të përgjegjshme edhe nga opozita. Ne kuptojmë vërejtjet që ekzistojnë dhe nevojën që opozita të jetë e zgjuar deri në atë pikë që mund të veproj nga anash. Por, parlamenti ngelet instrumenti kyç në të cilin opozita do të merr pjesë në hetimin, andaj ne i japim përkrahje që ajo të kthehet në të”, tha Kristine Aldhauzer - Ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.
 
Ambasadorët poashtu kanë ftuar opozitën të ndihmoj në zgjidhjen e bllokadës politike ndërsa kanë theksuar të drejtën e protestës së qetë dhe publike të qytarëve.