Maqedoni

Tragjediа e 16 marsit në Koçan, Toshkovski: Merren në pyetje të gjithë dëshmitarët

10.05.2025 15:40

Në rrjedhë është marrja në pyetje e të gjithë dëshmitarëve të cilët kanë informacione...

Në rrjedhë është marrja në pyetje e të gjithë dëshmitarëve të cilët kanë informacione lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan, ndërsa pasi të përfundojnë hetimet, pres që gjykatësit të shqiptojnë dënimet e duhura, thotë Minsitri I Brendhëm Pançe Toshkovski.
 
Sipas tij për momentin hetimet ende nuk kanë përfunduar ndërsa pret që Prokuroria Publike të njoftojë opinionin për të gjitha hapet që do të ndërmerren në të ardhmen.
 
“Sipas informacionit që kam në këtë kohë në kuadër të hetimit po ndërmerren masa sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike. Siç jam i informuar, nga PTHP po dëgjohen një numër i caktuar i dëshmitarëve që lidhen me ngjarjen penale dhe nuk kam çfarë të shtoj. Për momentin hetimi ende vazhdon, po mblidhen dëshmi po veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe sapo të ketë momente të reja, Prokuroria Publike do të njoftojë opinionin për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen”, u shpreh Minsitri i Brendhëm Pançe Toshkovski.