Maqedoni

Integrimi i vendit, Trajkov: Për ndryshime kushtetuese ka vija të kuqe

10.05.2025 16:00

Aspiratat për integrim në Bashkimin Evropian vazhdojnë dhe kjo është strategjia...

Aspiratat për integrim në Bashkimin Evropian vazhdojnë dhe kjo është strategjia e vetme shtetërore integruese, thotë zëvendësministrja për eurointegrime, Viktorija Trajkov.
 
Duke folur për pengesën integruese që janë ndryshimet kushtetuese, Trajkov na drejton te deklaratat e kryeministrit, i cili disa herë ka potencuar pikat se deri ku qeveria mund të lëshojë pe për interes të integrimit në familjen evropiane.
 
“Atë që shpesh e ka thënë kryeministri në deklaratat e tij. Vijat tona të kuqe janë mirë të njohura dhe nuk dua të përsëritem në këtë domen. Ne e shfrytëzojmë çdo kapacitet dhe te gjithë miqtë e planit të brendshëm dhe ndërkombëtar që të mund të kemi sukses në qëllimin tonë”, u shpreh zëvendësministrja për eurointegrime, Viktorija Trajkov.
 
Ndërkohë, ambasadori austriak, Martin Pamer sugjeron që të gjendet një kompromis që do ta largonte pengesën nga rruga evropiane dhe të vazhdohet me hapjen e klasterëve”, u shpreh .
 
Ambasadori Pamer: Gjeni zgjidhje me kompromis
  
“Rruga është hapur. Tash pritet konferenca e dytë ndërqeveritare. Pra, rrugëtimi ka filluar dhe vazhdon. Me vullnet të mirë mund të gjendet mënyrë për gjetjen e kompromisit”, theksoi ambasadori i Austrisë, Martin Pamer.
 
Sa i përket reformave, zëvendësministrja Viktorija Trajkov thotë se progresi po vijon si duhet.
“Deri më tani po përparojmë mirë dhe këtë e dëshmoi kësti që e morëm pas realizimit të reformave të caktuara, por, e dini se Evropën shumë të folur duhet ta sjellim këtu, sepse për qytetarët tanë Evropa është sinonim i shëndetësisë së mirë, arsimit të shkëlqyeshëm, i një lufte kundër korrupsionit dhe sinonim i shtetit të digjitalizuar”, u shpreh Trajkov.
 
Këto komente u thanë në panel diskutimin mbi integrimin e Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë, organizuar nga Akademia për integrim evropian.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU