Botë

Shqipëri: Heshtja zgjedhore për zgjedhjet parlamentare

10.05.2025 16:23

Shqipëria është sot në heshtje zgjedhore pas 30 ditësh intensive fushate...

Shqipëria është sot në heshtje zgjedhore pas 30 ditësh intensive fushate, ku 11 subjekte zgjedhore në garë për 140 karrige në parlament, shpalosën programet dhe premtimet për të bindur qytetarët t’i votojnë.
 
Dy partitë e mëdha PS dhe PD mbyllën fushatën me dy mitingje në kryeqytet, socialistët nga Parku Olimpik dhe demokratët nga Bulevardi i ri.
 
Sipas kodit zgjedhor, kush shkel; heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ-ja.
 
KQZ publikoi këtë të shtunë një vendim për ndalimin e publikimit apo transmetimit të spoteve apo reklamave dhe mesazheve elektorale në të gjitha organet e medias përfshirë rrjetet sociale dhe mediat online në periudhën e heshtjes zgjedhore. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, nuk munguan rastet kur kandidatët e thyen. Të drejtën e votës këtë të diel kanë mbi 3,7 milionë zgjedhës, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
 
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, listat zgjedhore përfshijnë edhe emigrantët. 
 
LULJETA NDOKA