Botë
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev, përpjekje për një armëpushim njëmujor
10.05.2025 16:46
Udhëheqësit evropianë Makron, Merc, Starmer dhe Tusk mbëritën në Kiev...

Udhëheqësit evropianë Makron, Merc, Starmer dhe Tusk mbëritën në Kiev. Thirrjet që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim dhe të ulet në tryezën e negociatave po intensifikohen. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar para mbërritjes së tyre, ata thanë se do të “shkonin në Kiev në solidaritet me Ukrainën”.
Fokusi i takimit do të jetë thirrja për një armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor, i propozuar fillimisht nga Shtetet e Bashkuara në mars, i cili, sipas tyre, do të mundësojë bisedime për paqe të qëndrueshme. Ata vendosën lule në monumentin e improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas në shesh. Macron tha se ukrainasit po rezistojnë me "guxim të jashtëzakonshëm" për vendin e tyre.
“Reagimi ynë duhet të jetë kolektiv. Ukraina po reziston me një guxim të jashtëzakonshëm për vendin e saj". "Siguria e të gjithë kontinentit është e kërcënuar nga lufta në Ukrainë", u shpreh presidenti francez Emanuel Makron.
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe mbërritën në Kiev me tren. Gjatë ditës, ata kanë planifikuar gjithashtu të zhvillojnë një takim virtual me Zelenskyn për të informuar udhëheqësit e tjerë evropianë mbi progresin që po bëhet në një të ashtuquajtur "koalicion të vullnetshëm" në të ardhmen që do të ndihmonte forcat e armatosura ukrainase pas marrëveshjes së paqes, të vendosnin trupa në Ukrainë për të monitoruar çdo marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë.
Nëse një armëpushim 30-ditor nuk vendoset pas fundjavës dhe Putini vazhdon të refuzojë bisedimet e paqes, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord të rrisin presionin mbi Rusinë.
ADNAN HAJDARI
