Botë
Kashmir, thjetra civil të vrarë në 12 orë
10.05.2025 17:00
Të paktën 13 civilë janë vrarë ndërsa rreth 50 të lënduar në rajonin e Kashmirit...

Të paktën 13 civilë janë vrarë ndërsa rreth 50 të lënduar në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani në 12 orët e fundit, teksa India dhe Pakistani kanë shkëmbyer sulme të njëpasnjëshme pas veprimeve ushtarake të Islamabadit zyrtar kundër Indisë në orët e hershme të së shtunës.
India dhe Pakistani kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme me raketa përtej kufirit ndaj objektivave ushtarake, në atë që konsiderohet si përshkallëzimi më serioz deri më tani i konfliktit mes dy fuqive bërthamore.Të shtunën, ushtria indiane akuzoi Pakistanin për sulme ndaj dhjetëra bazave ajrore dhe shtabeve ushtarake në pjesën veriore të Indisë, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi, dronë dhe avionë luftarakë.
Akuzat u bënë disa orë pasi zyrtarët e lartë pakistanezë deklaruan se India kishte lëshuar gjashtë raketa tokë-ajër që kishin në shënjestër tre nga bazat më të rëndësishme ushtarake pakistaneze në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Menjëherë pas kësaj, zyrtarët pakistanezë konfirmuan se kishin nisur kundërsulmin ndaj Indisë, nën operacionin ushtarak “Bunyan Ul Marsoos”, një shprehje nga Kurani që përkthehet afërsisht si “mur i hekurt”.
