Maqedoni

Japin dorëheqjen Jankullovska, Janakievski dhe Mijallkov

12.05.2015 21:29

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska...

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ministri I Transportit dhe LIdhjeve Mile Janakievski dhe shefi I policisë sekrete Sasho MIjallkov, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.
 
Dorëheqja është pranuar nga kryeministri NIkolla Gruevski I cili tashmë ka dorëzuar kërkesën në KUvend për zgjedhjen e ministrave të rinj.
 
Për ministër të Punëve të Brendëshme, propozohet Vllado Misajllovski dhe në vend të ministrit të dorëhequr  Janakievski, propozohet MItko Cavkos, drejtori aktual I agjencionit për rrugë . 
 
Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policor që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë, megjithëse  dorëheqja e ministres së Brendëshme është kërkuar kohë gjatë kohë për shkak se ajo ka qenë zëri më I apostrofuar në të gjitha audioxhirimet e opozitës.