Maqedoni
Tragjedia në Koçan, familjet dhe të afërmit e viktimave protestojnë
10.05.2025 17:18
Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave dhe të lënduarve...

Nën moton “Marshi i engjëjve”, familjet e viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit në diskotekën “PULSE”, në Koçan organizuan marsh protestues për të kërkuar drejtësi.
Ata u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit dhe më pas kaluan para kafenesë në pronësi të pronarit të diskotekës, para gjykatës, ndërtesës së komunës dhe policisë. Në duar mbanin fotografitë e viktimave dhe pankarta me mesazhe dhe kërkesa për drejtësi për ata që humbën jetën. Familjet vazhdimisht apelojnë qytetarët që të solidarizohen me ta. “Kjo është mënyra jonë si ta shprehim dhimbjen, të kërkojmë drejtësi dhe të rikujtojmë institucionet se nuk guxojmë të lejojmë që një tragjedi e tillë të përsëritet”, theksojnë protestuesit.
Nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan në 16 mars humbën jetën 62 persona, kryesisht të rinj, ndërsa 200 të tjerë u lënduan. Shumë të lënduar vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.
