Maqedoni

Drvoshanov: LSD mban takim partiak në një shkollë në Strumic

10.05.2025 17:36

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se po abuzon me një shkollë në Strumicë...

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se po abuzon me një shkollë në Strumicë për aktivitete partiake. Institucionet ku LSDM ushtron pushtet në nivel lokal shërbejnë si seli të partisë, thonë nga VMRO- DPMNE.
 
“Është qartë e dukshme se si një klasë është shndërruar në seli qendrore dhe se si shkolla është e hapur posaçërisht për SDS-në në orët e vona të natës. Ky abuzim nuk mund të ndodhë pa lejen e drejtorit të shkollës dhe kryetarit të bashkisë Kostadin Kostadinov. Ne i pyesim Filipçen dhe Kostadinovin, a është kjo demokracia dhe a është kjo ajo për të cilën po luftojnë ata? Që prona shtetërore të jetë pronë partiake dhe të përdoret për qëllime partiake?”, u shpreh Zhan Drvoshanov nga VMRO - DPMNE.