Maqedoni
Ahmeti: RMV mund të mbijetojë vetëm në harmoni të plotë maqedonas dhe shqiptar
10.05.2025 17:54
Lideri I BDI-së Ali Ahmeti nga takimi në Strugë ka deklaruar se shqiptarët...

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti nga takimi në Strugë ka deklaruar se shqiptarët janë autokton në Maqedoninë e Veriut, nuk janë në shtëpi të huaj, gjuha e tyre është gjuhë më e vjetër dhe nuk është gjuhë që e flet një popull i dyndur nga një vend tjetër.
Maqedonia e Veriut mund të mbijetojë vetëm duke qenë në harmoni të plotë dy komunitete, maqedonas dhe ai shqiptar.
“Ky shtet mund të mbijetojë vetëm duke qenë në harmoni të plotë dy komunitete, maqedonas dhe ai shqiptar. Pa harmoni të këtyre dy komuniteteve nuk mund të ketë ardhmëri dhe ekzistencë ky shtet. Dhe ky nuk është kërcënim, kjo është këshillë për ata që nuk dinë të ndërtojnë politika të qëndrueshme dhe të avancuara që të çojnë përpara”, u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
