Botë
Pakistani dhe India, arrijnë marrëveshje për armëpushim
10.05.2025 18:12
Pakistani dhe India janë pajtuar për një armëpushim...

Trump njoftoi se pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të, të cilat zgjatën gjatë gjithë natës, është arritur një ndërprerje e plotë e zjarrit midis Indisë dhe Pakistanit.
Ministri i Jashtëm pakistanez dhe zëvendëskryeministri konfirmuan vendimin për armëpushim. Të paktën 13 civilë u vranë në pjesën pakistaneze të Kashmirit gjatë 12 orëve të fundit për shkak të veprimeve ushtarake të Islamabadi kundër Indisë herët në mëngjes.
Mbi 50 persona të tjerë janë plagosur. Në Indi, përfaqësues ushtarakë deklaruan se trupat pakistaneze i kishin sulmuar pozicionet e tyre gjatë natës me artileri, mortaja dhe zjarr në disa lokacione. Ata thanë se ushtarët indianë u kundërpërgjigjën, duke shkaktuar një përplasje të ashpër armësh deri në orët e para të mëngjesit.
"Natën e kaluar, papritmas një granatë goditi fshatin tonë dhe ma shkatërroi shtëpinë. Ne jemi njerëz të varfër, çfarë faji kemi ne? Situata është më e keqja për ne. Nuk kam strehë për fëmijët e mi, shtëpia është shkatërruar plotësisht... ku të shkoj tani?", u shpreh baba i një gruaje të vrarë nga bombardimet Gulzar Khan
"Rreth orës 7 të mbrëmjes, ushtria indiane filloi një bombardim ndaj popullsisë lokale. Si pasojë, një grua nga ky fshat u vra. Shumë shtëpi të tjera u goditën nga bombardimet, dhe kjo zonë është evakuuar", theksoi punonjës shpëtimi Akhtar Ayub.
India mohon të ketë sulmuar objektiva civile.
"India siguroi një dëm minimal kolateral. Pakistani u përpoq të zhvillojë një fushatë të vazhdueshme dezinformimi me pretendime për shkatërrimin e sistemit indian në Adampur, shkatërrimin e aeroporteve në Suratgar dhe Sirsa, bazën Brahmos në Nagrota, me dëme të mëdha në stacione të tjera ushtarake, që po përhapet në rrjetet sociale. India i hedh kategorikisht poshtë këto narrativa të rreme të shpërndara nga Pakistani", u shpreh komandantja e skuadriljes Vyomika Singh.
Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit, të cilët kontrollojnë pjesë të Kashmirit, u përshkallëzuan pas një sulmi ajror indian ndaj “infrastrukturës terroriste” në territorin pakistanez.
ARMEN MURSELI
