Botë
Liderët evropian ultimatum Putinit, nga e hëna një muaj armëpushim ose sanksione
10.05.2025 18:31
Liderët evropian me ultimatum ndaj presidentit rus Putin...

Liderët evropian me ultimatum ndaj presidentit rus Putin që të pajtohet me armëpushim që do të fillonte nga e hëna. Në të kundërtën paralajmërojnë rritjen e sanksioneve ndaj Moskës zyrtare.
“Të gjithë ne të pranishmit këtu me nëjzetë anëtarë të koalicionit të vullnetarëve, vendosëm të përkrahim armëpushim që do të fillonte javën e ardhme pa kurrfarë kushtesh, as nga ukrainasit e as nga rusët. Planifikohet që të zgjasë 30 ditë, me monitoring kryesisht të SHBA-së dhe për të cilin do të kontribojnë të gjithë evropianët që janë të gatshëm”, u shpreh presidenti i Francës, Emanuel Makron.
“Arritëm në një pikë për tërë marrëveshjen nga shumë vende të botës, përfshirë edhe SHBA-në, se duhet të ketë patjetër armëpushim tridhjetëditësh. Nëse lideri rus është serioz në lidhje me paqen, tani e ka mundësinë që ta dëshmojë atë”, theksoi kryeministri britanik Kir Starmer.
“Puna jonë e përbashkët është që ta detyrojmë Moskën që të ndalet, e për këtë na duhet unitet dhe presion ndaj Rusisë. E rradhës është që të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në tash dhe të sigurojmë përkrahje afatgjate të sigurisë nga ajo”, u shpreh president i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla Von Der Lejen ka thënë se BE-ja është e gatshme që t’i bëjë presion Moskës dhe se Unioni përkrah propozimin për armëpushim prej 30 ditëve.
Ndërkohë zyrtarët rus janë deklaruar se marrëveshja për armëpushim varet nga ndërprerja e furnizimit me armë për Ukrainën nga vendet perëndimore.
Nëse një armëpushim 30-ditor nuk vendoset pas fundjavës dhe Putini vazhdon të refuzojë bisedimet e paqes, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara dakordohen që të rrisin presionin mbi Rusinë.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
