Seancë kuvendore për zgjedhje të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Transportit

13.05.2015 10:03

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 50-të, të në të cilën në rend dite është Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë...

Seanca është caktuar pasi që mbrëmë kryeministi Nikolla Gruevski deri te Shtëpia ligjvënëse dorëzoi propozim të ministrave të rinj për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Çavkov dhe Vllado Misajllovski.

Paraprakisht Gruevski i pranoi dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe të drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë e caktoi për në orën 13. Pritet që Kuvendi t'i konstatojë edhe dorëheqjet e dy ministrave, pas së cilës kryetari i Kuvendit do ta elaborojë propozimin e tij deri te Shtëpia ligjvnënëse, Ministrat e rinj do të votohen nëse propozimi pranohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Mitko Çavkov, i cili është propozuar për ministër të ri është drejtor aktual i Zyrës për siguri publike, ndërsa Vllado Misajllovski, i propozuar për njeriun e parë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov kanë dhënë dorëheqje pas akuzave të opozitës dhe publikimit të bisedave të përgjuara telefonike dhe krizës së shkaktuar politike në vend.