Mbledhje të katër komisionieve kuvendore
Komisionet kuvendore për Punë dhe Politikë sociale, për Kulturë, për Financim dhe Buxhet dhe Ligjdhënie juridike sot do të mbajnë mbledhje...

Në rendin e ditës të Komisionit për punë dhe politikë sociale është leximi i dytë i propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, sipas procedurës së shkurtuar.
Komisioni për kulturë organizon Debat publik sipas propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për muzetë.
Leximi i dytë i propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për tarifë doganore do të jetë para anëtarëve të komisionit për financim dhe buxhet.
Anëtarët e Komisionit juridik ligjdhënës, sërish, do t'i shqyrtojnë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për tarifë doganore dhe për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë, sipas procedurës së shkurtuar, që janë në lexim të dytë.
