Maqedoni
Qyteti i Strugës, më i preferuar për nxënësit në fundvitin shkollor
11.05.2025 15:24
Struga vazhdon të mbetet qyteti më i dashur për nxënësit e shkollave fillore...

Struga vazhdon të mbetet qyteti më i dashur për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë Maqedoninë. Shetitjet e fundvitit të organizuara nga shkollat e qyteteve të ndryshme gjithnjë e më shpesh kanë si destinacion këtë qytet të bukur buzë liqenit, që ofron përjetime të paharrueshme për të rinjtë.
“Po vimë çdo vit. Na pëlqen shumë! Struga është vend i bukur”, u shpreh nxënësi.
Edhe nxënësit shprehen me entuziazëm:
“Po vimë çdo vit! Madje edhe për pushime na pëlqen shumë Struga!”, theksoi nxënësi
Struga mbetet vendi I preferuari prinderve dhe I udheheqsis te shkolles
“Jemi shkolla fillor Ibrahim Temo – Tetovë. Kjo është një program që duhet të realizohet në kuadër të programit të shkollës dhe prandaj kemi auditimin e rrugës. Kjo është një rutinë për rritjen e sigurisë në rrugë. Është një vendim i mirë për një qytet të bukur dhe prandaj edhe kjo traditë vazhdohet. Ajo pëlqehet. Punojmë. Ju pëlqen? Sigurisht që ju pëlqen. Domethënë, dëshira është edhe e fëmijëve. Prandaj edhe ne jemi gati. E sheh, është dëshirë e prindërve dhe e fëmijëve”, u shpreh mësuesi i shkollës Ibrahim Temo.
Ky entuziazëm i përbashkët dëshmon se Struga nuk është vetëm një destinacion për shetitje shkollore, por një vend ku nxënësit dhe familjet e tyre ndihen mirë dhe të sigurt, duke krijuar kujtime të bukura që zgjasin.
FITORE ISTREFI
