Maqedoni

Debat publik për kasosin e rrugëve në Tetovë, insituti nga Kosova përgatit planin urbanistik

11.05.2025 15:42

Në Tetovë është mbajtur debat publik për kaosin nëpër rrugët e Tetovës...

Instituti INSI nga Kosova me porosi nga komuna e Tetovës ka studiuar kaosin në trafikun e Tetovës, pikat më kritike në qytet hyrje daljet e qytetit. Për këtë po përgatit një studim mobiliteti, ndërsa ky institut njëkohësisht është duke përgatitur edhe planin e përgjithshëm urbanistik.
 
Sipas tyre, studimi i mobilitetit ka për qëllim që ta zbutë komunikacionin.
 
“Analiza e gjendjes është tregues që ka mbingarkesë qoftë në trafik, qoftë në parkingje apo parkingje zonale, mos zbatimi i planit gjeneral e tjera që janë identifikuar dhe në një të ardhme të afërt do të merren disa orientime që pas aprovimit të dokumentit, do të jenë të karakterit obligativ për Tetovën. Ne jemi tu bë hulumtimet e para nëse mund të bëhet një rikategorizim se cilat rrugë bulevarde mund të karakterizohennë rrugë urbane, cilat mund të karakterizohen me parkingje zonale ose heqje parkingjesh nga bulevardet apo cilat janë prioritete te parkingjet”, tha Ismet Baqari, Drejtor i Instituti INSI Prishtinë.
 
Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se nga ky studim i mobilitetit do të dalim më një zgjedhje të qëndrueshme.
 
“Ishte faza e parë e analizës së gjendjes ekzistuese sa iu përket hyrje-daljeve të veturave dhe ku janë të koncentruara më shumë në kuadër të planit të mobilitetit urban për qytetin. Është ky studimi bazë sa i përket planit gjeneral urbanistik që është në përpilim e sipër dhe sot patëm debatin e parë ku përfaqësuesit e institutit, treguan matjet për pikat kritike të qytetit. Nga ky studim të dalim me një zgjidhje e cila do jetë më mirë e realizueshme dhe e qëndrueshme”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
 
Ndërkoh që nga ardhja e Kasamit në krye të Komunës disa herë kanë marrë aksione të ndryshme në bashkëpunim me SPB-Tetovën për rregullimin e trafikur rrugor por pa shumë sukses.
 
VISAR SADIKI