Maqedoni

LSDM i bën thirrje VMRO-DPMNE-së: Të mbështes ligjin për viktimat e tragjedisë në Koçan

11.05.2025 16:01

LSDМ sërishi bënë thirrje VMRO-DPMNE-së...

LSDМ  sërishi bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin miratimin e ligjit për të prekurit nga tragjedia në Koçan. Nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova, theksoi se ligji synon ndihmë reale, jo përfitime politike.
 
Ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të lënduarit përfshirë ata me pasoja afatgjata, lehtësime për fëmijët që mungojnë në shkollë për shkak të trajtimit dhe masa për mbrojtje shëndetësore, sociale dhe në vendin e punës.
 
“Nuk ka ligj që e fshin dhimbjen. Por me solidaritet dhe kujdes duhet të tregojmë se shteti nuk i injoron qytetarët, por qëndron pas tyre në kohët më të vështira. Duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi për tragjedinë në Koçan, por edhe mbështetje institucionale e shtetërore për ata që kanë më shumë nevojë. Jemi të gatshëm të pranojmë edhe propozime për ndryshime nga shumica në pushtet – le të jetë propozim i përbashkët. Të tregojmë se dimë të jemi në anën e solidaritetit”, u shpreh nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova.
 
Mickoski: Tragjedia ne Koçan nuk duhet të politizohet për pikë politike
 
Kryeministri Mickoski tha se do të bëj gjithçka për ti ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve në Koçan, por se rasti nuk dihet të politizohet për pikë politike. Edhe pse ai i kishte ftuar në zyrën e tij prindërit e viktimave, ata kanë refuzuar ftesën e tij. Nga ana tjetër ftesë nga prindërit e viktimave në Koçan tha se nuk ka mbërritur tek ai, por shprehu gatishmërinë për të shkuar atje, për të biseduar dhe për të ndihmuar sa të mundet këta njerëz që kanë humbur të afërmit, si dhe ata fëmijët e të cilëve do të kenë nevojë për trajtim në periudhën në vijim.
 
“Absolutisht do të bëj gjithçka dhe do të shkoj atje. Por duhet të them se nuk kam marrë ftesë për një takim të tillë – kjo është një gënjeshtër. Një gjë e tillë nuk ekziston. Nëse kjo është ftesa, atëherë do të shkoj në Koçan dhe do të bisedoj”, theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
VMRO-DPMNE përgjigjet se propozimi i LSDM për një ligj për Koçanin është një hipokrizi, duke e krahasuar me propozimin për spitalin modular në Tetovë. Ata e quajnë këtë nismë tallje me popullin.
 
Ligji të cilin e propozon LSDM, përfshin edhe familjet e viktimave të tragjedive të mëparshme, në spitalin modular nëTetovë, Llaskarcë, Besa Trans, me qëllim siç thanë të sigurojnë një trajtim të drejtë dhe human për viktimat dhe familjet e tyre.
 
ARMEND MURESELI