Botë

Dështon konstituimi i kuvendit të Kosovë, nuk arriti të formohet komisioni për mbykqyrje

11.05.2025 17:14

Dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për të 14-tën here.

Edhe pse në sallë ishin të pranishëm 92 deputetë, seanca e sotme nuk arriti të finalizohej me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një nga procedurat kyçe për funksionalizimin e institucioneve të reja.
 
Sikurse edhe më parë edhe në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.
 
Për kanë votuar 54 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që në sallë kanë qenë 92 deputetë.Seanca e radhës është caktuar për të martën në orën 10:00.