Normalizohet trafiku në rrugën Manastir – Resnjë
Aksi rrugor Manastrir - Resnjë (unaza Manastir) është aftësuar për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve motorike...

Është mënjanuar masivi dheut në rrugë për shkak të së cilit parapraksiht automjetet janë riorientuar përmes Manastirit. Është vendosur sinjalizim përkatës rrugor, kumton Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
