Vazhdim i mbledhjes së 47-të kuvendore

13.05.2015 10:09

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë me punë në mbledhjen e 47-të, në të cilën mes pikave janë raporti vjetor për punë të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike të vitit 2014, si dhe plani strategjik, plani financiar dhe propozim vendimet për dhënie të pajtueshmërisë të programit për punë në këtë komision shtetëror për vitin 2015...

Deputetët duhet t'i shqyrtojnë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për ilaçe dhe ndihmëse mjekësore  në lexim të parë dhe propozim vendimi për dhënie të pajtueshmërisë të vendimit  për vlerën e kompenzimit mujor  që  e paguan Agjencia për supervizion  të sigurimit të kapitalit të financuar  pensional nga shoqatata e pensionistëve për vitin 2015.

Në rendin e ditës të mbledhjes janë edhe plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit të kapitalit të financuar pensional për vitin 2015, si dhe raportet vjetore për vitin 2014 në shumë institucione.