Samiti "Maqedonia 2025": Gjetja e zgjidhjeve për një vend ekonomikisht konkurrues që do të jetë pjesë e Europës

12.05.2025 10:56

Ka filluar Samiti “Maqedonia 2025”...

Ka filluar Samiti “Maqedonia 2025” në të cilin marrin pjesë mbi 500 mysafirë – ekspertë ekonomikë, drejtorë të “think- tank”, ish kryeministra dhe ato aktual, ministra nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe ekspertë nga komuniteti shkencor nga më shumë vende.

Në fokus është përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi i potencialit ekonomik me investime inteligjente, roli i diasporës në rritjen nacionale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për decentralizimin e pushtetit – të ardhmen e parave, medias dhe lirisë digjitale, ridefinimin e strategjive, investimet e huaja direkte, si dhe edukimin e së ardhmes – duke formësuar liderë, mendimtarë dhe inovatorë.
 
Samiti është hapur nga Viktor Mizo, kryesues i Bordit të drejtorëve i cili paralajmëroi ribrendimin e Maqedonisë 2025.