Murtezani në Bruksel takoi raportuesin për RMV-në në PE

12.05.2025 12:23

Murtezani sot në Bruksel ka takuar eurodeputetin Tomas Vajc...

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Bruksel ka takuar eurodeputetin dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc.

Bisedimet theksuan aspekte kyçe të procesit të aderimit, duke përfshirë zbatimin e Agjendës reformuese, ndryshimet kushtetuese, rrjedhën e përgatitjeve për hapjen e klastereve të kornizës negociuese, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërinstitucional dhe ndërpartiak për menaxhim të suksesshëm me prioritetet reformuese. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen konstruktive nga Parlamenti Evropian dhe theksoi rëndësinë e rolit konstruktiv të eurodeputetëve, në veçanti të raportuesve, në ruajtjen e besueshmërisë së politikës së zgjerimit, si instrument kyç për evropianizimin e Ballkanit Perëndimor. 
 
Eurodeputeti Vajc riafirmoi përkushtimin e tij personal dhe institucional për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe përshëndeti rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe përfshirjen e saj aktive në nismat evropiane, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropiane.