Publikimi onlajn i zgjedhjeve në Shqipëri, kryeson PS-ja me mbi 52 për qind

12.05.2025 12:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore në platformën onlajn.

Nga numërimi i votave deri më tani prin Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën me 174 mijë e 713 mijë vota apo 52.95%. Kurse nga votimi jashtë vendit PS nga numërimi i 1.660 zarfeve ka marrë 705 vota apo 42.68%.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 112 mijë e 615 vota apo 34.13%.

Nga votimi jashtë vendit ky koalicion deri më tani ka 726 vota apo 43.95%.

Të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.