"Liqeni i mjellmave" me solistët e "Bolshojit" në Mbrëmjet operistike të majit
13.05.2015 10:11
Në skenën e Operës dhe baletit të Maqedonisë sonte, në suaza të Mbrëmjeve operistike të majit do të shfaqet baleti "Liqeni i mjellmave"...

Baleti është në koreografi të ukrainasit Viktor Jaremenko, ndërsa në rolet kryesore janë solistët e teatrit të Bolshojit nga Moska, Nina Kapcova dhe Artjom Ovçarenko. Kapcova i luan rolet e Odetës dhe Odilias, ndërsa princi Zigfrid do të jetë Ovçarenko. Rolin e Rotbart do ta luajë Dojçin Doçev nga Bullgaria.
Me orkestrën e OBM-së do të dirigjojë, Gjorgje Pavloviq nga Serbia, ndërsa do të performojë edhe ansambli i plotë i baletit të OBM-së.
