Ekonomi

Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës

12.05.2025 13:13

Nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës....

Nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i karburantit dizel do të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të rritet për gjysmë denari.

Një litër dizel do të kushtojë 64.5 denarë, benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 73.5 denarë për litër, ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të shitet për 75.5 denarë. 
 
Me vendimin e KE-së, çmimi me pakicë i mazutit ulet gjithashtu për 0.592 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 35.45 denarë. Çmimi i vajit ekstra të lehtë nuk ndryshon dhe mbetet 65 denarë për litër.