Botë

AAK-ja çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit

12.05.2025 14:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend të propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për zgjedhjen e kryeministrit. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, pas dorëzimit të nismës në Gjykatën Kushtetuese tha se për ta çuar në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë kanë siguruar edhe nënshkrimet e deputetëve të LDK-së dhe të PDK-së.
 
“E kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit mes procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë.”, - theksoi Time Kadriaj nga AAK.
 
Ndryshe të dielën dështoi për herë të 14-të përpjekja për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Edhe në vazhdimin e seancës të së dielës, kryesuesi nxori në votim propozimin për të kaluar në votim të fshehtë. Por, në mungesë të votave, nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, seanca u ndërpre për t’u caktuar vazhdimi i 15-të, të martën në orën 10:00.
 
GYLTENE SINANI