Maqedoni

Samiti “Maqedonia 2025”, Mickoski: BE-ja mbetet qëllimi ynë

12.05.2025 14:41

Zhvillimi ekonomik, inovacioni dhe liderizmi global, ishin temat që i zhvilluan pjesëmarrësit në Samitin “Maqedonia 2025” në Shkup...

Zhvillimi ekonomik, inovacioni dhe liderizmi global, ishin temat që i zhvilluan pjesëmarrësit në Samitin “Maqedonia 2025” në Shkup. Në fjalimin e tij, kryeministri Mickoski u ndal në rrugën evropiane të vendit, ku theksoi që ajo të jetë prioritet i kësaj Qeverie, por jo me kushtet të cilat do t’i vendosin të tjerët.
 
“Kur të flasim për BE-në, po ajo ka qenë, është dhe do të mbetet qëllimi kryesor i gjeneratave të mia dhe tuajat, por edhe i gjeneratave të cilat do të vinë. Por, për fat të keq, ne jemi vendi i vetëm në Evropë, e cila nuk ka sfida të cilat bazohen në arritjen e kriteriumeve, e të cilat kanë qenë kritere kërkuese edhe për vendet tjera, vetëm për ne ka pasur sfida të natyrave të ndryshme. Të gjitha këto lëshime, janë pranuar nga garnitura e kaluar.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski: Mund të kemi rritje 3.5 deri në 4%
 
Kryesuesi në bordin e drejtorëve të samitit, Viktor Mizo, tha se para vendit tonë qëndrojnë edhe shumë sfida, të cilat duhet të tejkalohen nëse duam që të bëhemi shtet evropian.
 
“Ka edhe shumë punë për ne si organizatorë, edhe për këtë Qeveri, dhe Qeveritë e ardhshme, por në përgjithësi për shoqërinë në Maqedoni të prosperojmë dhe të shënojnë progres në një shtet modern evropian, anëtare e BE-së dhe me performancë ekonomike solide dhe kompani konkurruese, si vendore, ashtu edhe të huaja. Një Maqedoni, me infrastrukturë të zhvilluar, arsim cilësor, shëndetësi moderne, sundim dhe funksionim i shtetit ligjor dhe qasje joselektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”, - theksoi kryesuesi me Bordin e Drejtorëve në “Maqedonia 2025”, Viktor Mizov. 
 
Mickoski po ashtu foli edhe për të arriturat ekonomike të vendit, ku theksoi se RMV-ja me hapa të shpejtë po shkon drejt stabilizimit ekonomik. Sipas tij, xhirollogaria e Qeverisë ishte negative. “Nga kuartali i parë i vitit 2025 më thonë se këtë vit rritjen mund ta kemi nga 3.5 deri në 4 për qind, që do të ishim ndër shtetet udhëheqëse.”, ka theksuar Mickoski.
 
FITIM KRYEZIU