Maqedoni
Sindikata e Policisë protestoi, punonjësit e policisë kërkojnë paga më të larta
12.05.2025 14:52
Nga Sindikata e Pavarur e Policisë protestuan, sepse janë të pakënaqur me pagat e ulëta dhe praktikën e padrejtë gjyqësore....

Nga Sindikata e Pavarur e Policisë protestuan, sepse janë të pakënaqur me pagat e ulëta dhe praktikën e padrejtë gjyqësore. Sipas tyre, paga bazë e policëve nuk duhet të jetë nën pagën minimale. Ata thonë se punonjësit e policisë nuk janë zyrtarë të klasit të dytë dhe se ligjet nuk mund të zbatohen për policinë vetëm kur policët duhet të ndëshkohen.
“Në qytete të ndryshme, gjykatat thonë se disa policë duhet të paguhen më shumë dhe në Shkup thonë se kjo pagë që marrim është e mjaftueshme. Me aktvendime, policë të caktuar kanë paguar dhe kjo është dëshmuar. Fatkeqësisht, gjykatat e Shkupit thonë se nuk është kështu. Këtu hyn në lojë një revoltë e madhe dhe pabarazi në paga. Është shumë e thjeshtë të llogariten pagat - duhet të shumëzohet pika me numrin e pikëve që kemi. Një polic ka nga 550 pikë e më shumë dhe pika në Ministrinë e Punëve të Brendshme është 35.47 denarë. Për vite me radhë, paga e policisë ka qenë shumë më poshtë se minimalja.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov.
Nga Sindikata e Pavarur e Policisë thonë se nëse nuk ua përmbushin kërkesat e tyre, do të njoftojnë të gjitha sindikatat, ambasadat dhe institucionet evropiane dhe do të vazhdojnë me protestat. Thonë se nuk do të heqin dorë nga ajo që u takon me ligj.
VLORA LATIFI TOPOJANI
