Në rrjedhë është regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2015/2016

13.05.2015 10:13

Në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë në rrjedhë është regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2015/2015...

Regjistrimi i nxënësve të klasës së parë vlen për të gjithë fëmijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik do të mbushin gjashtë vjet, përkatësisht të gjithë fëmijët të cilët kanë lindur në vitin 2009.

Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë edhe nëse mbush gjashtë vjet deri më 31 janar të vitit 2016, por sipas kërkesës paraprake të prindërve dhe mendimeve të marra nga shërbimet profesionale në shkollë.

Vitin e kaluar në shkollat fillore të Republikës së Maqedonisë  janë regjistruar rreth 19 mijë nxënës në klasën e parë.