Rajon

Zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet e fundit: PS - 83, PD - 50 mandate

12.05.2025 15:29

Partia Socialiste në pushtet kryeson bindshëm në votat e numëruara deri në këto momente...

Partia Socialiste në pushtet kryeson bindshëm në votat e numëruara deri në këto momente, duke shkuar drejt një mandati të 4-të. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur janë numëruar më shumë se gjysma e fletëve të votimit, socialistët kanë marrë gati 53% të votave, ndërsa Partia Demokratike bashkë me koalicionin opozitar ka pësuar rënie duke marrë 34.4% të votave ose 50 mandate nga 63 në vitin 2021.
 
Partia Socialdemokrate ka marrë 4% dhe siguron 3 mandate. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 3.3% dhe merr 1 mandat. Partia “Mundësia” me 2.7%, që i përkthehet në 2 mandate. Po ashtu, edhe Lëvizja “Bashkë” me 1.3% dhe merr 1 mandat.
Po ashtu kanë dalë edhe rezultatet e dy zonave ku është votuar në mënyrë elektronike. Në bashkinë e Vlorës dhe njësinë nr. 10 në Tiranë, PS-ja ka marrë shumicën.
 
Në të 12 qarqet, PS-ja, sipas projeksioneve merr 83 mandate, PD - 50 mandate dhe pjesën e mbetur e marrin partitë e vogla.
 
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, la të kuptohet se do ta pranojë rezultatin edhe pse akuzon për vjedhje votash e krime elektorale, por nuk do të japë dorëheqje.
 
Ndërkohë kryeministri, Edi Rama, shkroi në rrjetet sociale se për fitoren e kishte uruar Hashim Thaçi.
 
LULJETA NDOKA