Presidenti turk Rexhep Erdogan për vizitë në Tiranë
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të presidentit shqiptar Bujar Nishani, njofton ATSH-ja...

Vizita e Kreut të shtetit turk nis me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë. Më pas ai do të takohet me homologun Nishani, takim që do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshje.
Rreth mesditës është parashikuar konferenca e përbashkët e kryetarëve të të dy shteteve.Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.
Kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi.
Gjatë vizitës në Tiranë, Erdogani do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
