Shkup, 10-të aksidente për 24 orë
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, policia e trafikut ka kryer kontroll në gjithsej 10 aksidenteve në komunikacion...

Prej tyre, gjashtë janë me pasojë të dëmit material, ndërsa tre me lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë një shofer i një automjeti motorik, një bashkëudhëtar dhe dy këmbësorë.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të lehta trupore ka marë një çiklist.
Dje nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 16 të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, prej tyre nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanime, 10 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 17 shoferë të cilët në mënyrë jo të regullt janë parkuar.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 27 automjete të cilët pengonin zhvillimin normal të komunikacionit.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.
