Pa rrymë disa pjesë të Komunës Saraj dhe Kisella Vodë

13.05.2025 09:45

Për shkak të intervenimeve...

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sot pa rrymë do të jenë një pjesë e komunave Kisella Vodë dhe Saraj.

Siç informon sot në mëngjes Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, duke iu referuar informacioneve nga EVN Maqedonia, në periudhën prej orës 8:15 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e fshatit Kondovë para Medresesë në komunën Saraj, ndërsa në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 disa pjesë të Kisella Vodës.