Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasil Jovanovin
13.05.2025 11:41
Vasil Jovanov është dënuar sot me 12 vjet burg...

Vasil Jovanovi është dënuar me 12 vite burg për aksidentin e rëndë që ndodhi më 29 janar në Shkup, ku humbi jetën Frosina Kulakova. Ai në seancën paraprake e pranoi fajësinë.
Sipas aktakuzës, Jovanovi ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi prej 91 km/h në bulevardin “Aradhet Partizane”. Në një vendkalim për këmbësorë, ai ka kaluar në të kuqe dhe ka goditur Frosinën, e cila kalonte në të gjelbër. Nga goditja e fortë, ajo pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
