Poposki në mbledhjen ministrore të Këshillit veriatlantik të NATO-s

13.05.2015 09:58

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit veriatlantik të NATO-s në formatin "Përkrahje vendimtare", që sot dhe nesër do të mbahet në Antalia, Republika e Turqisë...

Në mbledhje, ashtu siç informon MPJ, do të shqyrtohen çështjet e lidhura me mandatin e misionit në Afganistan të udhëhequr nga NATO, qëllimi i të cilit është përmes trajnimit, stërvitjes dhe ndihmës së forcave të sigurisë afgane, vendosjen e standarteve, proceseve dhe sistemeve të cilat do t'i mundësojnë Qeverisë afgane  ta ndërmarrë përgjegjësinë e tërësishme  për sigurinë e vendit.

Në suaza të mbledhjes, ministri Poposki do të mbajë fjalim, ndërsa do të realizojë edhe takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s për promovim dhe realizim të qëllimeve të jashtme politike strategjike të Republikës së Maqedonisë.