Tërmet në Jug të Italisë

13.05.2025 14:07

Lëkundje tërmeti janë ndjerë...

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e së martës në jug të Italisë.

Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se një tërmet me magnitudë 4,4 i shkallës rihter është regjistruar 14 kilometra në jugperëndim të Napolit.
 
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.