Rajon

Kosovë, dështimi i 15-të i konstituimit të Kuvendit

13.05.2025 14:12

As përpjekja e 15-të nuk solli rezultat konkret për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. ...

As përpjekja e 15-të nuk solli rezultat konkret për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Përsëri kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën meqë propozimi që të kalohet në votim të fshehtë për kryeparlamentarin mori vetëm 56 vota për dhe një kundër. Në kërkim të zgjedhjes për zhbllokimin e situatës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur në takim liderët e partive politike. Nga Vetëvendosje kanë konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në takimin të presidentja, Osmani. 
 
“Kryetari Kurti ka marrë ftesën dhe besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Rikujtojmë që takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, për arsye se nuk mundet që zyra e presidentes të përdoret siç nuk është përdorur për marrëveshje politike, ato bëhen mes grupeve të politikës së partive politike, por do të diskutohet ky proces që po dështon për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në votim dhe për hapat e mëtejshëm.”, - deklaroi Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosja.
 
Osmani thërret në takim liderët partiakë
 
Takimin te presidentja e ka mirëpritur edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
 
“Më vjen mirë që presidentja Osmani ka pranuar propozimin tonë si PDK për të thirrur një takim me partitë politike. Shpresoj që të gjithë t’i përgjigjen pozitivisht për t’u takuar dhe për të shpreh jo vetëm opinionet tona, por për të pasur një diskutim, i cili shpresoj të rezultojë me një rrugëdalje nga kriza. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë, do t’i shprehim qëndrimet tona dhe do të kërkojmë që partia e parë të reflektojë.”, - theksoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
 
Pjesëmarrjen në takimin te presidentja e kanë konfirmuar edhe krerët e LDK-së dhe AAK-së, si dhe krerët e partive të minoriteteve. Presidentja Osmani i ka thirrur në takim liderët më 15 maj, për kur është caktuar edhe vazhdimi i 16-të i seancës konstituive.
 
GYLTENE SINANI