Largimi i Taravarit nga Qeveria, Selmani: Ka shumë të panjohura
Selmani për TVM2 ka theksuar se vendimi i Taravarit është i çuditshëm dhe se duhet të studiohen veprimet mbrapa perdeve...

Deklarimi i Aleancës për Shqiptarët i kryesuar nga Arben Taravari, se largohen nga Qeveria, ka ngritur dyshimet edhe më shumë, se megjithatë partitë politike, sidomos ato opozitare, janë duke u përgatitur që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por, këtë ide dhe kërkesë të partive opozitare e kanë hedhur poshtë partitë në pushtet, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin se Qeveria është stabile dhe se largimi i ASh-së nga Qeveria nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, profesori universitar, Bashkim Selmani, për TVM2, ka theksuar se ky vendim i Taravarit është i çuditshëm dhe se duhet të studiohen veprimet mbrapa perdeve të cilat bëhen dhe të shihet se nga kush është i shtyrë.
