Shqipëri, janë numëruar 95% e qendrave të votimit, PS-ja siguron plot 82 mandate në Kuvend
Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës...

Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës merr mandatin e katërt me një triumf, duke siguruar plot 82 karrige në Kuvendin e Shqipërisë, nga 140 gjithsej.
Këto janë rezultatet e deritanishme kur janë numëruar 95% e qendrave të votimit për votën brenda territorit shqiptar, ndërkohë që vota e diasporës po numërohet paralelisht dhe pritet të jetë përcaktuese në numrin e mandateve edhe në disa qarqe.
Deri tani janë numëruar rreth 95% të votave, ndërsa pritet edhe numërimi për kandidatët. Rezultatet tregojnë se PS-ja ka marrë deri më tani mbi 52% të votave dhe PD-ja më pak se 35% ose 51 mandate në Kuvend. Mandate kanë marrë edhe Partia Socialdemokrate dhe parti të reja si Lëvizja “Bashkë”, Mundësia apo Koalicioni Shqipëria bëhet nga një mandat.
Në një intervistë për median italiane, Korriere Dela Sera, kryesocialisti Edi Rama është shprehur se fitorja e thellë erdhi për shkak të vizionit dhe këmbënguljes së tij për Shqipërinë 2030.
Nga ana tjetër, kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se zgjedhjet u diktuan nga krimi dhe bandat e Qeverisë.
Ndërkohë në të gjitha burgjet ku është votuar, votat i ka marrë partia socialiste, me përjashtim të burgut të Reçit në malësinë e madhe, Qarku Shkodër. (Luljeta Ndoka, TVM2)
