"Danas": Kryeministri serb më 27 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri

13.05.2015 10:25

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq më 27 maj do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, kumtoi gazeta "Danas"...

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e përfaqësuesit serb në nivel më të lartë në historinë e marrëdhënieve të të dy vendeve fqinje, nënvizoi gazeta.

Nikoqir i kryeministrit serb do të jetë homologu i tij shiqptar Edi Rama, i cili ishte në Beograd  më 10 nëntor të vitit të kaluar, në vizitën e tij zyrtare të një përfaqësuesi shqiptar në nivel më të lartë në 68 vitet e fundit,  përkujtoi gazeta.

Këshilltari i kryeministri shqiptar Shkëlzen Maliqi, me rastin e vizitës së paralajmëruar, deklaroi se kryeministrat Rama dhe Vuçiq "caktojnë udhëkryq të rëndësishëm në rrugën që do të jetë bosht i paqes dhe stabilitetit në rajon".

Ai kumtoi se kryeministrat do të bisedojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe konkretisht për rrugën magjistrale Durrës-Nish.