Nesër pritet të jenë gati rezultatet e obduksionit të Vedat Ademit, që vdiq në Spitalin e Kumanovës
14.05.2025 08:25
Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori.

Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori.
Kujtojmë se 32-vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar për kontroll pasi ishte ankuar për probleme me stomakun.
Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë.
Pas obduksionit pritet të qartësohet përgjegjësia e mjekut kujdestar.
