Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në sulmin mbi një autobus në Karaçi
Të paktën 41 pjesëtarë të komunitetit shiit janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një autobusi përplot me udhëtarë në qytetin Karaçi në Pakistan...

Kanalet televizive kanë transmetuar pamje të autobusit me vrima të plumbave.
Një zyrtar i lartë policor në Pakistan i tha një televizioni lokal se janë vrarë 41 vetë.
Ai theksoi se "personat e armatosur e kanë ndalur autobusin dhe së pari kanë shtënë nga jashtë, e pastaj kanë hyrë brenda dhe kanë shtënë në mënyrë të pakontrolluar".
Raportohet se në vitet e fundit në Pakistan është parë rritje e dhunës sektare, veçanërisht kundër pakicës shiite, që përbën 20 për qind të popullatës kryesisht myslimane të Pakistanit, që ka 200 milionë banorë.
