Presidenti i Këshillit Evropian, Kosta, në Kosovë

14.05.2025 09:50

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta...

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, do të qëndrojë sot në Prishtinë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Kosta vjen në Kosovë pas Podgoricës, ndërkaq më 15 maj do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë, ku më 15 maj ai do të takohet me kryeministrin, Edi Rama, dhe presidentin, Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.