Nata e parë e Eurovizionit 2025, Shqipëria në mesin e 10 finalistëve

14.05.2025 11:44

Shqipëria është zyrtarisht finaliste në “Eurovision Song Contest 2025”...

Në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion 2025 u zhvillua në  Bazel të Zvicrës, konkurruan 15 shtete për një vend në finalen e madhe që do të mbahet më 17 maj. Ndër vendet që siguruan kualifikimin është edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga grupi Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm".  Performanca e tyre elektrizuese dhe e veçantë u mirëprit nga publiku dhe juria, duke i siguruar vendin në mesin e 10 finalistëve të kësaj nate. 

Shtetet e tjera që u kualifikuan janë: Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.  Këto vende do t'u bashkohen shteteve të mëdha si Italia, Spanja dhe Zvicra, të cilat janë të kualifikuara automatikisht në finale.
 
Motoja e këtij edicioni të Eurovizionit është "United by Music" – "Të bashkuar nga muzika", duke theksuar fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit përtej kufijve dhe dallimeve kulturore. 
 
Ju kujtojmë se nata e dytë gjysmëfinale do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2, më 15 maj, duke filluar nga ora 21:00.  Në këtë natë, 16 vende të tjera do të garojnë për një vend në finalen e madhe. Mos e humbisni këtë spektakël muzikor që bashkon Evropën përmes artit dhe performancës. 
 
ARDITA RAMADANI