Maqedoni

Reagimet pas largimit të Taravarit, Mexhiti: Qeveria është stabile

14.05.2025 12:08

Qeveria është stabile dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në interes të qytetarëve....

Qeveria është stabile dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në interes të qytetarëve. Kështu vlerëson zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, i cili i vlerëson gënjeshtra pretendimet e BDI-së, se do të kthehen së shpejti në skenën politike. 
 
“Qeveria është stabile, Qeveria punon për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Ne brengosemi që qytetarët të kenë sa më mirë, ata të tjerët brengosen që t’ia lehtësojnë Ahmetit.”, - u shpreh Izet Mexhiti nga VLEN. 
 
Kasami: S’ka bisedime për shkëmbime resorësh
 
Ndërkohë njëri prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, potencon se për momentin nuk ka bisedime për shkëmbim të ministrive, por në të ardhmen nuk përjashtohet një mundësi e tillë.
 
“Unë dhashë një deklaratë që një ndër shkaqet pse e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë që drejtpërsëdrejti Arben Taravari ka kërkuar të jetë ministër i Shëndetësisë dhe sigurisht, kur bëmë kombinimet për pozicionet që duhet të ndahen, bëhen edhe në bazë të kapaciteteve që i kemi unë thashë si një mundësi që nëse do ketë nga VLEN-i, do një kombinim tjetër për ndonjë kuadër tjetër, që është më i rëndësishëm. Do të bisedojmë me Qeverinë që të këtë rotacion.”, - u shpreh Bilall Kasami nga VLEN.