Bisedimet Ukrainë - Rusi në Turqi, pjesëmarrës edhe sekretari amerikan, Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në detyrë, Marko Rubio...

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në detyrë, Marko Rubio, do të udhëtojë për në Turqi, ku një takim i mundshëm midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë është planifikuar për 15 maj.
Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, kishte njoftuar më parë gjatë një fjalimi në një forum në Riad të martën, se Rubio do të merrte pjesë në negociatat e Stambollit. Shtëpia e Bardhë i konfirmoi se Rubio do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll së bashku me të dërguarit presidencialë të ShBA-së, Stiv Uitkof dhe Keit Kellog.
Zyrtari sqaroi gjithashtu se vetë Trampi nuk do të udhëtojë për në Turqi këtë javë. Ndryshe nga pala ruse akoma nuk janë konfirmuar emrat e zyrtarëve që do të marrin pjesë në këtë takim të planifikuar të mbahet në Stamboll të Turqisë.
