Bie zjarr në tragetin e linjës Bari­Durrës

13.05.2015 10:37

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në tragetin e linjës Bari - ­Durrës...

Flakët e zjarrit kanë përfshirë tragetin e linjës BariDurrës rreth pesë milje nga porti i Barit, kur turbinat e motorrëve janë përfshirë nga zjarri.

Në çastin e rënies së flakëve, në bordin e tragetit ndodheshin rreth 300 pasagjerë që u përfshinë nga paniku për shkak se trageti ndaloi në mes të detit.

Menjëherë kanë reaguar autoritetet italiane, të cilat kanë dërguar në vendngjarje helikopterë dhe anije me qëllim shmangien e çdo lloj rreziku.

Pasi situatat u vu në kontroll dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, trageti u kthye në portin e Barit. Kanë nisur hetimet për zjarrin e rënë në tragetin e linjës Bari­Durrës rreth orës 00:15.

Trageti “AF Franceska” ishte nisur nga Bari në drejtim të Durrësit, rreth orës 23:00.