Ekonomi
Rritja e çmimeve, Mickoski: Nëse përdoren truke, Qeveria me masa të reja
14.05.2025 15:02
Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë se nëse konstatohet se ka rritje drastike të çmimeve të produkteve bazë ushqimore...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë se nëse konstatohet se ka rritje drastike të çmimeve të produkteve bazë ushqimore deri në fund të këtij muaji do të zbatohen masa të reja për kufizimin e marzhës së këtyre produkteve. Deri më tani, Mickoski thotë se nuk ka paralajmërim për rritje drastike, por pavarësisht kësaj, ai bind se po monitorohet situata në terren dhe së shpejti do të merret vendim.
“Po e monitorojmë situatën me çmimet në tregje, ndërsa ministri Durmishi nuk më tregoi se ekziston ndonjë rritje specifike. Megjithatë, nëse raporti i IShP-së tregon një gjë të tillë në fund të majit, automatikisht do të zbatohen masa, të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit. E kemi bërë të qartë se nuk do të tolerojmë gjëra të tilla.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Përveç kësaj, Mickoski i paralajmëron tregtarët, distribuesit, respektivisht personave juridike se nuk do të tolerohet asnjë lloj truku dhe mallverëzimeve fiktive përmes së cilave do të rritet marzha dhe do të dëmtohet xhepi i blerësve.
“Dëgjojmë për truke të ndryshme që përdorin tregtarët. Flitet se do të nxirren para përmes personave juridikë inekzistent nën maskën e shërbimeve të marketingut dhe PR-së dhe se do të paguhet marzha që u është paguar tregjeve të caktuara në të kaluarën. Ne vazhdimisht marrim informacione të tilla, jemi të dëshpëruar dhe kjo nuk është e mirë, sepse në këtë mënyrë nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti kështu.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Paraprakisht ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha se rritja drastike e çmimeve do të konsiderohet atëherë kur çmimet do të rriten prej 15 deri më 20 për qind dhe ky do të jetë sinjal për aktivizimin e masave të reja. Më 30 prill të muajit të kaluar skadoi masa qeveritare për kufizimin e marzhës së produkteve bazë ushqimore. Tani në ditët në vijim do të duhet të publikohet edhe raporti përfundimtar i Inspektoratit Shtetëror të Tregut për t’i parë rezultatet dhe masat që duhet të ndërmerren në të ardhmen, pasi që qytetarët janë ankuar se ka filluar rritja çmimeve të produkteve.
REXHEP QAMILI
